Kryetari i Kuvendit të Kosovës në detyrë, Kadri Veseli, ka përgëzuar kryeministri Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit.
Nëpërmjet një postimi në statusin e tij social Facebook, Veseli shprehet:“E përgëzoj mikun tim, kryeministrin Edi Rama për fitoren që ka arritur në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Shqipërisë. I uroj mbarësi e sukses në mandatin e tij të ardhshëm qeverisës, duke shpresuar që do t’ia dalë ta përshpejtojë procesin e integrimit në Bashkimin Evropian”.
“Po ashtu, dua të uroj të gjithë bashkekombasit në Shqipëri për këtë proces cilësor zgjedhor, që është dëshmi e konsolidimit të demokracisë shqiptare dhe rritjes së pjekurisë politike”, shkruan Veseli. /b.d