Një nderim pas ndarjes nga jeta. Me propozim të Ministrit të Punëve të Brendshme Dritan Demiraj, presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekoruar ish-Komisarin Artan Cuku, me medaljen e Shqiponja e Artë (pas vdekjes).
Më 14 qershor, Ministri Demiraj i ka dhënë ish-Drejtuesit të Strukturave të Policisë së Shtetit, Artan Cukut (Pas vdekjes), Medaljen e Nderit, me motivacionin:
“Për merita dhe shërbime të veçanta në luftën ndaj krimit, sigurimit të rendit e të qetësisë publike”.
Kujtojmë se komisari Artan Cuku u vra në prill të këtij viti pranë banesës së tij në ‘Rrugën e Kosovarëve’ në Tiranë. Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar para pak ditësh i dyshuari Mikel Shallari, 24 vjeç./BW