Një nga deputetët më të vjetër të parlamentit shqiptar, socialisti Namik Dokle nuk u rikandidua nga kryeministri Edi Rama për një mandat tjetër në zgjedhjet e 25 qershorit. Por ai sërish nuk e ka tradhtuar PS-në dhe madje ka pasur një parashikim gati njësoj me rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.
Dokle ka publikuar në “Facebook” një tabelë të shkruar me shkrim dore parashikuese se sa mandate do të merrte PS për çdo qark. Fitorja e ka kaluar me 2 mandate edhe optimizmin e Dokles, i cili ka veç një fjalë “Bravo”.
“OPTIMISTE…
Thuajse gjithnjë kam qenë optimist për Partine Socialiste për zgjedhjet. Edhe për këto teë 25 qershorit. Parashikimi im personal ishte për 71 mandate. Por…tre nga 12 qarqet e tejkaluan edhe këtë parashikim optimist! Bravooo!”, shkruan Dokle. /ma.me