Ish-kryetari i PD gjatë viteve ’90 Eduard Selami ka shpallur kandidaturën për kryetar të partisë me anë të një statusi në profilin e tij në “Twitter”.
Selami shkruan: Demokrate te nderuar, me ndjenje përgjegjësie dhe synim për t’i rikthyer se bashku PD, lavdinë e merituar, shpall kandidaturën për Kryetar!
Zgjedhjet për kryetar te partisë demokratike do të mbahen në korrik. Ky akt i Eduard Selamit vjen pas deklaratës të së martës për mediat të kryetarit të PD-së Lulzim Basha, për të ngrirë funksionin e kryetarit të PD-së dhe për të nisur procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri.