Ka përfunduar më në fund procesi i numërimit të votave në Qarkun e Tiranës, ku PS ashtu si në shumicën e vendit ka fituar bindshëm.
18 deputetë ka marrë Partia Socialiste, 11 Partia Demokratike dhe 5 Lëvizja Socialiste për Integrim.
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, ka mbetur jashtë listës së deputetëve që do të hyjnë në Parlamentin e ardhshëm.
Në bazë të votave të marra, mandati i 18-të i PS-së, i takonte PDIU-së, por për shkak se ajo nuk mundi të kalonte pragun prej 3% në bazë Qarku, nuk ka mundur të marrë asnjë mandat në Tiranë.