Identifikohet shqiptari i vrarë më armë zjarri një ditë më parë në Itali. Ai është Andrea Lucaj.
La Stampa që shkruan se vrasja e shqiptari dyshohet se është një larje hesapesh mes rivalëve në dashuri.
30-vjeçari me banim në Rufina, në provincën e Firences, u ekzekutua me pistoletë ndërsa ishte në makinën e tij, e parkuar në një shesh në Cavallermaggiore (komunë në provincën Cuneo, në Piemonte). Një tjetër shqiptar i cili ishte në makinë me viktimën, 25-vjeç, u plagos në kokë.
Si ndodhi ngjarja
Nga të dhënat e para bëhet e ditur se të dy shqiptarët ishin në makinë tip “BMË X3”, e parkuar pranë disko “Evita”.
Rreth orës 4:30 të mëngjesit të djeshme, makinës së shqiptarëve i janë afruar disa persona (2 ose 3) në këmbë që pas një sherri me fjalë kanë qëlluar tre plumba. Autorët kanë qëlluar me një pushkë dhe një pistoletë ndaj shqiptarëve, raporton “Panorama”.
Më pas, ata ia dyshohet se mbathën në këmbë mes fushave pranë vendngjarjes. Nuk përjashtohet që autorët t’ia të kenë përdorur një makinë për t’u arratisur.
Lucaj mbeti i vdekur, ndërsa 25-vjeçari, u plagos në kokë, e megjithatë arriti të telefononte ambulancën. Pas u dha alarmi, në vendngjarje shkuan edhe karabinierët. Shqiptari i plagosur, i cili nuk e humbi kurrë vetëdijen, është dërguar në spitalin e Savigliano-s, ku po merr mjekim.
aç