Polica e Durrësit ka bërë të mundur parandalimin e një tentative për vrasje me thikë.
Nga ana tjetër blutë bënë të ditur se kanë arrestuar autorit të kësaj ngjarje i cili është Andrea Shahaj 26 – vjeç, banues në Durrës.
Mësohet se ditën e hënë, rreth orës 21:00, në lagjen Nr.18 Durrës pas një konflikti për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me thikë E.B. 25 vjeç, banues në Durrës.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.
Pas ndërhyrjes së shpejtë dhe të menjëhershme të Policisë është bërë e mundur të normalizohet situata, të identifikohet dhe arrestohet pak minuta pas ngjarjes autori I dyshuar.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti i kryerjes së veprës penale (thika).
a.ç