Kryetari i LSI-së Petrit Vasili po ndjek procesin e numërimit të votave në KZAZ-në 35 e ngritur në shkollën “Vasil Shanto” ku më herët ka pasur bllokime. Ai dha një deklaratë për mediat ku theksoi se komisionerët e Lsi kanqë qenë nën presion kriminal sipas Vasilit. Vasili tha se shqetësimet janë ngritur deri në Washington.
“Komisionerët janë ndodhur përballë një trysnie të pazakntë, në disa raste kriminale do të thoja. Shqipëria u përball me fenomene të një rrezikshmërie që trondisin sistemin, siç ishte terrori policor dhe përfshirja e bandave kriminale me mbështetjen e drejtëpërdrejtë nga Rilindja. Komisionerët dhe vëzhguesit bënë sakrificë duke mbrojtur çdo votë. Shqetësimet janë ngritur te instancat nndëkrombëtare, deri në Ëashington. Do ia bëjmë të ditur dhe shqiptarëve pasi ka të bëjë me integritetin politik dhe ky proces do vijojë pa u ndalur”, deklaroi Vasili.
/a.m.