Gert Bogdani nuk do të jetë më deputet i Partisë Demokratike. Ai është një nga dështimet e humbjes së thellë që Partia Demokratike pësoi në Tiranë, duke marrë vetëm 11 mandate. Por, Bogdani mbahet mend edhe si një nga ish deputetët e PD, së bashku me Gent Strazimirin me pistoletë, që organizuan shkatërrimin e këndit të lojërave për fëmijë te Liqeni Artificial. Asokohe, fotot e Bogdanit duke prishur rrethimin e kantierit dhe Strazimirit me pistoletë bënë xhiron e rrjetit.
Me sa duket qytetarët e Tiranës nuk ia kanë harruar këtë lajthitje dhe e kanë ndëshkuar duke e lënë jashtë Parlamentit. Kryebashkiaku Veliaj e kishte paralajmëruar më herët se Bogdani nuk do të ishte më në Parlamentin e ri dhe u kishte bërë thirrje qytetarëve të Tiranës të mos e votonin. Si duket, qytetarët e kanë dëgjuar thirrjen e Veliajt.
“Kandidatët që PD ka sjellë prapë në lagjen tuaj janë Gert Bogdani dhe Gent Strazimiri. Jam i sigurt që nuk ka njeri normal në PD që t’i thotë Gert Bogdanit dhe atij Strazimirit bravo të qoftë që shkatërrove lodrat e kalamajve dhe unë do të votoj ty prapë që të vazhdosh të shkatërrosh të tjera lodra kalamajsh”, deklaronte Veliaj.
Siç shihet edhe nga rezultatet, qytetarët e Tiranës i dhanë të drejtë Veliajt duke i dhënë PS-së një numër rekord deputetësh në kryeqytet, plot 18 mandate.
Për më tepër ndiqni videon e Veliajt: