Zv.kryetaria e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar për herë të parë pas rezultatit ku nuk u realizua objektivi i kësaj force politike për tu zgjedhur si forcë e parë.
Ajo ka falenderuar mbështetësit duke i konsideruar si heronj për shkak se mundën të përballojnë procesin zgjedhor përballë strategjisë së terrorit sipas saj.
“Miq, ju nuk jeni votues për mua por HERONJ, sepse përballuat me vendosmëri dhe qytetari, jo thjesht kundershtarë politikë, por një strategji terrori dhe kërcenimesh kriminale të dirigjuara nga policia e shtetit.
Prandaj për mua dhe LSI ju jeni misionarë të demokracisë, të së ardhmes dhe të fëmijëve tuaj.
Ju përqafoj dhe ju jam mirënjohëse pafund! ” shprehet Kryemadhi.