Duke patur parasysh se më shumë se 95 për qind e shqiptarëve pajtohen se integrimi në BE është shumë i rëndësishëm për vendin, nuk është çudi që të dyja platformat e partive kryesore përfshijnë përshtatjen me kërkesat e anëtarësimit të bllokut. Brukseli duhet të qetësohet nga fakti se pothuajse katër nga pesë votues mbështetën dy partitë. Vetëm pjesëmarrja e ulët – 45 përqind e votuesve të regjistruar në një ditë të nxehtë në fund të Ramazanit – shënjoi keto zgjedhje.
Votimi i së dielës shënoi një largim domethënës nga kjo.
Rama dhe Basha luftuan një fushatë të ‘çuditshme’, pasi kishin rënë tashmë dakord se qeveria e ardhshme do të duhej t’i jepte përparësi reformave të nevojshme për të ecur përpara me anëtarësimin. Një marrëveshje politike midis dy partive më 18 Maj, i dha fund një tre mujori të bojkotit opozitar parlamentar dhe mund të ketë çuar në një epokë të re të pjekurisë politike.
Marrëveshja përfshinte një sërë masash për ndërtimin e besimit, shtyrjen e datës së zgjedhjeve dhe emërimin e teknokratëve në pozitat kyesore ministeriale, që do të kishin ndikim në procesin zgjedhor.
Parlamenti votoi në komisionet e vettingut për të mbikqyrur reformën e drejtësisë, një kusht kyç i anëtarësimit në BE dhe kaloi ndryshime në disa ligje që synojnë të mbrojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Më e rëndësishmja, marrëveshja parashikon reformën kushtetuese dhe zgjedhore në legjislaturën e re, si dhe rregullimet e plota të sistemit të prokurimit publik të Shqipërisë dhe mënyrën e auditimit të shpenzimeve publike.
Organizata ime mbështet reformat gjyqësore të nevojshme për të hyrë në BE, sepse ato janë jashtëzakonisht të rëndësishme për jetën e përditshme në Shqipëri. Gjyqtarët e pavarur duhet t’i lejojnë personave me aftësi të kufizuara mundësinë për të sfiduar diskriminimin e qeverisë ose t’u ofrojnë familjeve rome seanca të ndershme kundër dëbimit nga shtëpitë e tyre. Ata gjithashtu do të jenë çelësi për të siguruar që zyrtarët e lartë përgjegjës për shpërthimin vdekjeprurës të vitit 2008, në një depo të municionit në fshatin Gerdec, të mos mbeten të pandëshkuar.
Rezultatet e së hënës sugjerojnë se socialistët tani do të kenë një mandat për të nxitur masat e kërkuara që Shqipëria të bashkohet me BE. Qeveria e re do të jetë në gjendje të lërë partnerë të vjetër të koalicionit dhe të drejtojë vendin vetëm. Si Rama i trajton rivalët e tij politikë gjatë dy muajve të ardhshëm, do të përcaktojë edhe trashëgiminë e tij. Nxitja e një reforme efektive të drejtësisë dhe transformimi i administratës publike në një shërbim civil të zhndërvjellët dhe të përgjegjshëm, do të kërkojë konsensus të vazhdueshëm nëse ai do t’i shesë rezultatet popullit shqiptar.
Shqipëria tani duhet të përshpejtojë përpjekjet e saj drejt pranimit në BE. Ndërsa votat e fundit po numërohen, tani është koha që organizatat e shoqërisë civile, të ndërhyjnë e veprojnë për të siguruar që politikanët të sjellin ndryshime reale që të bëjnë një përmirësim domethënës në jetën e qytetarëve shqiptarë. Konsensusi nuk duhet të çojë në vetëkënaqësi. Qeveria e re duhet të bëjë gjithçka që mundet për të çrrënjosur korrupsionin dhe për të siguruar suksesin e reformave. Ka shumë pengesa që ende duhet të tejkalohen: një ekonomi hije që lidhet me tregtinë e drogës, mungesën e transparencës dhe pretendimet e vazhdueshme për korrupsion.
Nesër ne do të rikthehemi te vrazhdësia dhe rrëmuja e politikës shqiptare.
Negocimi i qeverisë së re për rrugën e reformës do të jetë vendimtare. Shqipëria i ka dhënë timonin Ramës, por rrugëtimi i tij nuk do të jetë i lehtë. Megjithatë, një gjë është e qartë. Pa marrë parasysh se sa kohë duhet, ose kush është përfundimisht në kontroll – të gjitha rrugët çojnë në Bruksel./Lexo.al/