Agjentët e krimeve në komisariatin e policisë së Gramshit bënë në orët e para të mëngjesit të së martës arrestimin e një shtetasi për dhunë në familje. Burime policore bëjnë me dije se në pranga ka rënë 38-vjeçari Elidon Gjoni, i cili kishte kanosur me pistoletë 30-vjeçaren me inicialet M.A, me të cilën bashkjetonte dikur. Në cilësinë e provës materiale, agjentët e krimeve kanë sekuestruar pistoletën e Gjonit, ndërsa ia kanë kaluar materialet prokurorisë nën akuzën e “dhunës në familje” dhe “armëmbajtje pa leje”.
ma.me