LSI pas 8 vitesh në qeveri do të jetë në opozitë. Këtë e bëri të ditur kryetari i LSI-së Petrit Vasili, i cili deklaroi pak minuta më parë se partia që ai drejton do të jetë në opozitë. Sipas tij, misioni i LSI-së është bërja e një opozite serioze në këtë vend. Vasli ka leshuar nje lum akuzash per vjedhje votash te cilat mese shumti dukeshin si justifikime se perse LSI nuk do doli force e pare sipas sloganit qe ajo vendosi ne fushate. Vasili tha se bandat e Rilindjes nuk kishin për synim zgjedhjet e 25 qershorit, por goditjen e LSI-së. Kreu i LSI tha se zgjedhjet e së dielës u zhvilluan në një klimë terrori, ku “policia e drogës” sipas tij, nuk bëri detyrën.
“Për shkak të strategjisë së terrorit 230 mij vota ishin goditja më e fortë ndaj kësaj strategjie. Mijëra e mijëra shqiptarë do të kenë zërin e tyre në kuvend. Opozita e re do të zhbëjë moralisht dhe do të zhveshë e do bëj publike strategjinë e drogës. Këto misione të mëdha kanë qenë në heshtje, pasi opozita e djeshme ishte opozita e Sali Rexhepit. LSI do jetë në vijën e parë kundër bandës nacional- socialiste të Rilindjes”, deklaroi Vasili.
ma.me/javanews.al