Demokratët duket se nuk e fshehin më fare pakënaqësinë që kanë ndaj kryetarit të tyre, Lulzim Basha, lidhur me rezultatin e arritur në zgjedhjet e 25 qershorit. Gjatë natës kundërshtarët e Bashës në PD dhe ata që i kërkojnë dorëheqjen, i kanë vendosur atij në hyrjen qëndrore të selisë së PD-së një afishe ku shkruhet qartazi “Basha Ik”!