Eduard halimi, kryesues i listës së PD në qarkun Berat, i vetmi që arriti të sigurojë mandatin e deputetit ka reaguar pas humbjes së thellë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Halimi shkruan se fitoi “kontrata e krimit me politikën”. Ai shkruan se presioni i bandave prodhoi këtë rezultat, duke dhënë një sinjal se mund të ketë kontestime, edhe pse PD kishte në drejtim Ministrinë e Brendshme dhe disa dikastere të tjera të rëndësishme përmes të ashtuquajturve ministra teknikë.
POSTIMI I PLOTE
Falenderim te thelle per 2400 komisioneret, numeruesit dhe vezhguesit e Partise Demokratike ne 305 QV e qarkut te Beratit qe qendruan deri ne kutine e fundit per te numeruar cdo vote.
Respekt dhe pergjegjesi të larte ndaj gjithe qytetareve te qarkut te Beratit qe votuan Partine Demokratike.
Respekt per burrat dhe grate dinjitoze qe nuk e shiten voten dhe as u perulen as para thesit te pushtetit, as parave dhe presionit te gangstereve te lidhur me pushtetin, por votuan per te ndryshuar ekonomine e familjeve te tyre.
Keqardhje qe kontrata e politikes me krimin ia doli serish ne Berat, qe me parate, forcen dhe lidhjen e gangstereve me pushtetin, te blejne voten e njerezve te varfer gjate javeve te fundit, te mposhtin dinjitetin tyre, e te triumfojne mbi varferine e thelle ne Skrapar, Polican, Kucove, Ure Vajgurore e Berat.
Kontrata e krimit me politiken ia doli qe edhe diten e votimit ne cdo qender votimi patrullat e fuoristradave te zeza te benin ligjin duke sfiduar organet e ligjit, pranine e medias dhe te vezhguesve te ODHIR- Osce ne Uznove, Velabisht, Celepias ne qender te Beratit e Kucoves.
Falenderim te thelle per shtabin e fushates dhe punen e jashtezakonshme te secilit kandidat per deputet qe ishim së bashku në 200 takimet e 20 diteve te fushates.
Ne vecanti, mirenjohje per punen e jashtezakonshme te Astritit, me te cilin pata fatin te punoja kaq ngushte ne keto 4 jave.
Keqardhje qe nuk ia dolem te nxirrnim PD nga vendi i trete ku ndodhej e te merrnim mandatin e dyte efhe pas shkurtimit te nje mandati ne keto zgjedhje.
Nuk mundem te prishnim kontraten e politikes me gangsteret e krimit ketu në qsrkun e Beratit që vret demokracinë, votën e lirë dhe vret ekonomine.
#betejavazhdon.
/a.m.