Numërimi i votave në Kavajë po shkon drejt fundit teksa kanë mbetur edhe dy kuti për të mbyllur procesin. Bastioni historik i Partisë Demokratike duket se ka ndryshuar me 180 gradë qëndrimin e tij ndaj politikës.
Deri më tani Partia Socialiste ka mundur të marrë 9965 vota kundrejt 9171 të Partisë Demokratike. Lëvizja Socialiste për Integrim ka mundur të fitojë 3147 vota. Kavaja votoi të dielën edhe për kryetarin e Bashkisë, por numërimi i votave ende nuk ka nisur pa përfunduar më parë procesi i parlamentareve.
Rezultatet në Kavajë:
PS – 9965 vota
PD – 9171 vota
LSI – 3147 vota