Procesi i numërimit ka përfunduar zyrtarisht në 5 qarqe, ndërkohë që disa të tjera janë në kutitë e fundit. Pavërisht se ka ende kuti për t’u numëruar, ato që kanë mbetur vështirë se do t’i heqin ndonjë mandat PS-së, por vetëm mund t’i shtojnë.
Ndërsa janë numëruar 4962 kuti nga 5362 në të gjithë vendin, Partia Socialiste është shumë pranë një fitoreje historike që do t’i jepte mundësinë që të qeverisë e vetme në 4 vitet e ardhshme.
5 janë partitë që duket se do të kenë edhe përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e ardhshëm, ku surprizë ka bërë Tom Doshi me PSD-në në Shkodër.
Edhe përse kanë mbetur edhe 400 kuti për t’u numëruar, Partia Socialiste duket se ka garantuar 73 mandate dhe lufton për 2 mandate të tjera kokë më kokë, me PDIU-në në Tiranë dhe PD-në në Shkodër, ku pak vota bëjnë diferencën. Pesë qarqet ku ka përfunduar procesi i numërimit janë: Fieri, Korça, Dibra, Vlora, Lezha.
Rezultati i deritanishëm, teksa janë numëruar 92 % të kutive:
PS: 701,815 vota ose 48.28% — 74 mandate
PD: 416,957 vota ose 28.68% — 43 mandate
LSI: 210,436 vota ose 14.48% — 19 mandate
PDIU: 67,944 vota ose 4.67% — 3 mandate
PSD: 12,677 vota ose 0.87% — 1 mandat
ma.me