Mediat italiane raportojnë se Filipo Inzagi i ka kthyer një përgjigje negative Shqipërisë sa i takon stolit të trajnerit kuq e zi.
Mësohet se “Pipo” ka qenë fillimisht i interesuar për kuqezinjtë, por duke parë se bisedimet nuk janë thelluar shumë, ka preferuar të kthejë përgjigje negative.
Raportohet se Inzagi as nuk e ka diskutuar me Venecian këtë opsion, duke qenë i ndërgjegjshëm se mundësia e një marrëveshje me Shqipërinë ishte shumë e vogël, falë predispozitave me të cilat paraqitej FSHF-ja.
Ndërkaq FSHF duhet të vihet tashmë në kërkim të emrave të tjerë, ndonëse preferencat e Dukës mbeten teknikët italianë./Shqiptarja