Rama ka shkuar në zyrën e tij në PS që prej orës 9:00 të mëngjesit. Ai shoqërohej nga kreu i PS-së Tiranë, Saimir Tahiri si dhe nga kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Mësohet se ata ndodhen në zyrë duke ndjekur procesin e numërimit të votave dhe rezultatet që vijnë nga 12 qarqe, pas zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara dje në të gjithë vendin.
Por ndryshe nga zgjedhjet e kaluara në selinë rozë, mungojnë militantët dhe mbështetësit dhe është qetësi. Ndërkohë duke dalë nga selia rozë, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dhënë një mesazh.
“I uroj forcë dhe durim të gjithë njerëzve që po punojnë ende”, tha Tahiri, duke mos komentuar shumë rezultatin.
ma.me