Humbja e thellë e Partisë Demokratike sipas rezultateve të para, ka shkaktuar shumë zhgënjim në radhët e Partisë Demokratike, ndaj kreut të kësaj force politike, Lulzim Basha.
Fabian Topollaj, pedagog dhe këshilltar i Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, ka deklaruar publikisht që Lulzim Basha ka dështuar në katër vite në krye të PD.
“I drejtove plot 4 vite dhe nuk i kuptove dot asnjë ditë të vetme. Sa keq për demokratët”, shkruan ai.
a.ç