Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka nisur mëngjesin e sotëm me vëzhgimin e procesit të numërimit të votave në kryeqytet. Ai është parë në një qendër votimi të njësisë bashkiake numër 5. Lu nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat teksa ka përshëndetur komisionerët e numërimit të votave. /ma.me