Partia Demokratike renditet forcë e tretë në qarkun e Beratit dhe Gjirokastrës. Në Berat, nga numërimi i 104 kutive, nga 305 në gjithë qarkun, PS ka marrë 14 794 ose 4 mandate.
LSI renditet e dyta me 7691 vota me 2 deputetë Nasip Naço dhe Gledjon Rehovica. Ndërsa PD renditet forcë e tretë politike me vetëm një mandat deputeti, atë të Eduard Halimit. I dyti në listën e PD, Astrit Veliaj nuk arrin të marrë mandatin e deputetit.
Edhe në Gjirokastër duket se gara do jetë mes PS dhe LSI. PS ka marrë 14 334 vota ose 3 mandate deputetësh, ndërsa PD dhe LSI ndajnë nga një mandat, ndërsa në numër votash janë shumë pranë njëra-tjetrës.
ma.me