Prestigjiozja “Euronews” raporton se Partia Socialiste është drejt fitores së zgjedhjeve, me një rezultat mes 45 deri në 49 përqind të votave.
“Nëse sondazhet do të rezultojnë të sakta, Edi Rama do të rikthehet në pushtet, por këtë radhë ai do të ketë siguruar më shumë se 71 vende në parlamentin 140 anëtarësh”, shkruan “Euronews”.
Sipas saj, sondazhet tregojnë se PD do të marrë 34 përqind të votive.
Një mandat i fortë për socialistët do të shtyjë përpara reformën në drejtësi, që është një kusht themelor i Brukselit për të ecur përpara bisedimet e anëtarësimit në BE, thotë “Euronews”.