Nxitimi për të dërguar materialet e votimit në KZAZ ka bërë që komisionerët e një qendre votimi te “11 Janari” të harrojnë efektivin e policisë, që duhet ti shoqërojë në cdo moment të lëvizjes, sipas ligjit.
Pas largimit të makinës së parë me materialet e votimit të 18/20 që shoqëroheshin nga polici është nisur edhe e dyta, por pa efektivin.
Report Tv ka siguruar pamjet teksa efektivi i policisë vrapon drejt makinës që largohet, ndërsa i drejtohet me fjalët “Ku po shkon pa mua ti?!”.
Makina është kthyer për të marrë edhe një kuti votimi dhe efektivin më pas për të dërguar materialet e 18/19 te KZAZ 35 në “Vasil Shanto”, raporton Report TV.