Zv.kryeministrja Ledina Mandija e ftuar në studion e lajmeve në “News 24” ka folur për incidentet e ndodhura në disa qytete, duke shtuar se do të merren masa për të gjithë personat e përfshirë.
Duke folur për një koordinim të mirë mes institucioneve, Mandija ka folur edhe për disa raste të proceduara e të kallëzuara në prokurori për shitblerje votash.
“Është e vërtetë që janë evidentuar grupe të caktuara që lëvizin me makina pa targa edhe me armatime brenda, të përfshirë në shitblerjen e votës”,- tha Mandija.
Ajo përmendi se raste të tuilla ka pasur në qytete si: Delvina, Lezha, Lushnja, Velipoja apo vetë Shkodra.
a.ç