Ditën e nesërme qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të votuar se kush do t’i përfaqësojë në Parlament për katër vitet e ardhshme. Duke nisur nga nesër do të kete raportime maratonë të procesit të numërimit të votave, mbështetur në metodën D’hondt, algoritëm i përdorur për herë të parë në zgjedhjet e vitit 2009.
Për të kuptuar ndarjen e mandatave (140) sipas metodës D’hondt për çdo qark, nevojitet të pjesëtohet numrin e votave që merr çdo parti me numrin e mandateve në mënyrë të njëpasnjëshme. Sipas kësaj metode, partitë që marrin më pak se 3 përqind të votave nuk marrin mandat. Duke u mbështetur tek grafikat, do të bëhet përpunimi i të dhënave për 12 qarqet e vendit. Për më tepër shihni videon informuese që publikon “BalkanWeb”.