Një ditë përpara zgjedhjeve, institucionet e rëndësisë së veçantë dhe selitë diplomatike janë marrë në mbrojtje të përforcuar. Nga një vëzhgim i bërë nga Tv Klan shihet se si në afërsi të këtyre institucioneve dhe selive të ambasadave, përveç forcave të sigurisë shihen edhe efektivë komando të ushtrisë.
7400 policë do të përfshihen për ruajtjen e sigurisë në procesin zgjedhor. Kreu i policisë së shtetit, Haki Çako bëri apel nga të gjithë të denoncojnë të gjitha rastet e shitblerjes së votës. Çako kërkoi të denoncoheshin edhe rastet e përfshirjes së efektivëve të policisë në shkelje të Kodit Zgjedhor.
“Numri një” i policisë së shtetit tha se policia ka marrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e sigurisë së këtij procesi.