Një rrëshqitje e madhe toke ka shkaktuar 141 të zhdukur sot në mëngjes në Kinë në një fshat të izoluar në provincën e Sichuanit (jugperëndim), ndërkohë që forcat e shpëtimin po punojnë për gjetjen e të mbijetuarve pavarësisht shirave.
“Në total, 46 shtëpi të fshatit malor të Xinmos u përpinë rreth orës lokale 06:00 pas shëmbjes së një masivi dheu”, theksoi televizioni publik CCTV, duke cituar autoritetet.
“Një çift dhe bebja e tyre njëmuajshe u shpëtuan dhe u dërguan në spital”, theksuan autoritetet lokale të qytetit.
”Më shumë se 300 policë, ushtarë dhe zjarrfikës ndodhen aktualisht në vendngjarje”, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Hsinhua./b.d