Partia Socialiste zhvilloi mitingun përmbyllës të fushatës në Vlorë, në shëtitoren e Lungomares. Kryeministri Edi Rama bëri thirrjen e fundit drejtuar shqiptarëve, për të mbështetur vijimin e reformave të nisura 4 vite më parë. Mitingu i PS nisi me këngë patriotike ndërkohë fjalës së kryeministrit i parapriu himni kombëtar.
“Në 44 muaj kam bërë për Vlorën jo aq sa desha, po aq sa munda. Në 4 vitet që vijnë, po ma dhatë përsëri besimin tuaj, dhe sidomos po ma dhatë me gjithë fuqinë, pa u ndarë nëpër çetat e Ilirit, Lulit, apo Dashit të Havasë, do bëjmë së bashku me skuadrën tonë 4-fishin e atyre që bëmë në këto 44 muaj. Dua t’ua them deri në fund, sado të bëjmë, unë kurrë nuk lahem dot me ju për nderin që më keni bërë. Dua të kërkoj falje për çdo abuzim në zyrat e shtetit. Nëse ka një gjë që më bën të vij zor nga këta 44 muaj përpara jush e përpara çdo qytetari të këtij vendi, nga Vermoshi deri në Konispol, pa dallim bindjesh, është marrja me mend e rasteve të panumërta, çdo ditë, të abuzimeve të neveritshme në zyrat e administartës zgjedhore. Shqipëria që kemi në zyrat e shërbimit të qytetarëve nuk është Shqipëria që duam. Është një Shqipëri e vjetër, e lodhshme, dëshpëruese për njeriun që kërkon një hjipotekë, një leje, një liçencë..e duhet të marrë fund në 25 Qershor.
Më tej Rama than se shqiptarët duhet të bashkohen për t’i dhënë fuqi PS për çmontuar sistemin e ‘tepsisë’ siç e tha ai në administratën e shtetit. Rama tha se me votë shqiptarët duhet të largojnë ato “çifligje të turpshme” të partive që krijojnë ndasi.
“Të mblidhemi e t’i themi jo cdo cifligu partie, e atyre që krijojnë ndasi vetëm e vetëm për të mos i lejuar ato çifligje të turpshme. PS e kërkon votën këtë herë pa të tjerë në krahë, sepse në këtë stacion zgjedhor, ne nuk vijmë për pushtetin, por për shteitn që duam të ngremë për shqiptarët nga Veriu në Jug. Të tjerët duan t;ju mbajnë juve të dnarë për të ndarë tepsinë e pushtetit për vete. Unë dua t’ju bashkoj me njëri-tjetrin për ta çuar tepsinë e turpshme për skrap”, deklaroi Rama.
Rama sulmoi edhe LSI, parti që sipas tij merr vota duke premtuar vende pune. Sipas Ramës, Lsi u merr kuota ujore personave që punëson.
“Nëse je me LSI, lëre ate parti në lajthitjen e tyre sa më shpejt. Nëse të ofrojnë punë, të marrin kuotë mujore nga rroga. Nëse ta premtojnë një punë sot, ta gënjejnë, sepse ciflig për ta nuk do ketë të paktën për 4 vjet. Të ofrojnë hallvë për votë, hallvën mos e refuzo ndërsa votën mos e bëj tepsi për hallvën e tyre”, tha Rama.