Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar këtë të premte fushatën përmbyllëse elektorale, teksa kreu i saj Petrit Vasili është shprehur se me ofertën e tyre programore, ky qytet do të kthehet në kryeqendrën ekonomike të vendit.
Petrit Vasili deklaroi se LSI i ka bërë një premtim solemn të rinjve, se nga 170 mijë vendet e reja të punës që ajo do të hapë, 100 mijë prej tyre, i janë dedikuar të rinjve shqiptarë.
“Kemi përgjigje për 3 milionë shqiptarë, por përgjigje të të vërteta, prandaj edhe kjo fitore e padiskutueshme në këtë fier tërësisht të kuq, vjen nga garancia e njerëzve seriozë që e kanë të gatshëm planin për ta bërë Fierin kryeqytetin ekonomik të vendit.
Ky është një premtim solemn për të rinjtë, që 100 mijë prej vendeve të punës që do të hapë LSI, do të jenë për të rinjtë. Ndaj 600 mijë të rinjtë janë të gatshëm të votojnë njëshin e mrekullueshëm tonin.”-tha Vasili.