Pas miratimit të komisionerëve të Vettingut në seancën e jashtëzakonshme më17 Qershor, qeveria shqiptare tashmë ka akorduar një fond prej 1 miliard lekësh për godinën në të cilën do të ushtrojnë funksionet stafi i Vettingut.
Sipas vendimit të qeverisë, siguruar nga Report Tv, organet e vettingut do të ketë si godinë ish-Lidhjen e Shkrimtarëve e ndodhur në rrugën e “Kavajës”, e cila për disa kohë u përdor dhe si Ministria e Kulturës.
Në vendimin numër Nr. 478, datë 23.6.2017 të qeverisë, akordohet edhe fondi për “Për mbulimin e shpenzimeve të restaurimit të ish godinës së lidhjes së shkrimtarëve, në varësi të Ministrisë së Kulturës, me qëllim akomodimin e organeve të vetting-ut.