Kryeminsitri Edi Rama pasi iu kërkoi himariotëve të mos i japin asnjë votë Vangjel Dules, pasi sipas tij, ai e ka përdorur pushtetin vetëm për “ndenjësen e tij”.
Përpara tyre i par ii qeverisë tregoi edhe telefonatën që ka bërë me Dulen, kur nënkryetar Parlamenti ashtu si ai u zgjodh edhe Shpëtim Idrizi. Sipas Ramës, Dulja e braktisi vetëm për shkak të PDIU-së së Idrizit.
“Vangjel Dulja nuk meriton asnjë votë për faktin e thjeshtë se gjithë atë retorikë përndezëse, konfliktnxitëse, nacionaliste e ka përdorur vetëm për ndenjësen e tij. E mora në telefon kur u zgjodh Idrizi nënkryetar i thashë por ti çfarë ke? Nuk mundem unë tha të bashkëjetoj me ata fashistë çamë. I thashë e para e punës ata janë shqiptarë, s’ke asnjë punë ti, se ti ke vendin tënd, ai të vetin, t’i ke partinë tënde ai të vetën. Nga ana tjetër Dulja mu përgjigj: Kurrë tha nuk bashkëjetoj me atë”,- tha Rama.
E duke vijuar ironinë me kreun e PBDNJ-së Vangjel Dulen që është tashmë pjesë e opozitës së bashkuar dhe kandidat në listat e PD, Rama tha: “Kaq parimor dhe kaq nacionalist e patriot i vërtetë është ky që për të marrë ndenjësen vajti u fut në mikrobusin e Republikës së re me Dashin e Havasë. Tani Dashi i’u thotë çamëve votoni Vagjel Dulen pavarësisht se ju ka quajtur fashistë, Vangjeli iu thotë votoni Dashin”,- tha Rama./BW