PDIU ka zhvilluar një takim në Fier për zgjedhjet e 25 qershorit, ku ishte i pranishëm kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, si dhe kandidatët për deputet në këtë qark, ku lista kryesohet nga Nustret Avdulla.
Idrizi u shpreh se fitorja e PDIU-së nis nga Fieri dhe do të vazhdojë në të gjithë Shqipërinë.
“Nga Fieri nis fitorja e madhe e PDIU-së, që do të vazhdojë në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Durrës, Vlorë, Korçë dhe kudo ku ka shqiptarë patriotë që mendojnë si ne, që kemi “Veç një Atdhe”. Unë sot dua t’i drejtohem të gjithë atyre shqiptarëve që duan t’ju marrin identitetin, i drejtohem të gjithë atyre shqiptarëve të varfër që sot po ju vijnë në derë për t’ju dhënë para apo një thes miell. Mos e shisni të ardhmen tek këto lloj partish apo politikanësh” tha Idrizi.
Ndërsa kryesuesi i listës për deputet në qarkun e Fierit, Nustret Avdulla, tha se PDIU në Fier do të dalë me dy mandate deputetësh.
a.ç