Partia Socialiste mbyll sot fushatën në qytetin e Vlorës, aty ku edhe vetë kryeministri Edi Rama kandidon për një mandat tjetër si deputet.
E këtë e ka treguar vetë ai në profilin e tij në “Facebook”, ku paralajmëron se sonte do të jetë në sheshin e Lungomares, në stacionin final në rrugëtimin drejt 25 qershorit.
E le ta shohë sot nga Vlora e gjithë shqiptaria, thotë kryeministri, detin kuqezi që do vërshojë në kutitë e së dielës, ndërsa poston edhe një video nga ky qytet.
“JA🇦🇱DO🇦🇱BEHET🇦🇱VLORA🇦🇱JONE…
Sonte në sheshin e Lungomares, me Vlorën dhe për Vlorën kuqezi, në stacionin final të flamurit kombëtar, në rrugëtimin drejt 25 qershorit✌🇦🇱 Kemi bërë shumë për rilindjen e kryeqytetit të Pavarësisë, po shumë më shumë do të bëjmë në mandatin e dytë🙌 Le ta shohë sot nga Vlora e gjithë shqiptaria, detin kuqezi që do të vërshojë nga kutitë e të dielës, për Shqipërinë që duam🇦🇱🇪🇺 me shtet💪punë👍mirëqenie😊”, shkruan Rama.