Dy djem, njëri kryetar i FRESSH Kolonjë, Pandi Cunge, e tjetri anëtar i FRESSH, shok i ngushtë i tij, kanë bërë një video sikur Cunge kërcënonte me heqje nga puna një punonjës të bashkisë (që në fakt ishte shoku i ttij) nëse nuk bën fushatë për PS.
Këtë video ja kanë dërguar doktorit i cili menjëherë e ka hedhë në Facebook duke shkruar se:
“Kjo eshte farsa elektorale e Edvin Kristaq Rames!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital! sb
“Pershendetje Doktor, po te dergoj nje video e cola tregon me ze dhe figure se si kercenon Pandi Cunge Kryetare e FRESH Kolonje nje punonjes te bashkise me vendin e punes, nese nuk merr pjese ne fushate”.
Mirëpo, pasi Berisha e ka ngrënë “karremin|, djemtë kanë treguar se e gjitha ishte lojë ndaj tij. /b.d