Zyrtarë të Bashkimit Evropianë thanë se dhuna aktuale në linjat e frontit në rajonin separatist, Nagorno-Karabah, në Azerbajxhan, megjithë armëpushimin, është “përkujtim i zymtë se gjendja status-kuo është e paqëndrueshme”.
Zëdhënësja për punë të jashtme e BE-së, Maja Kocijançiç, tha se pritet “de-eskalimi dhe përmbajtja, jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra”.
Azerbajxhani dhe Jerevani për vite të tëra janë të armiqësuara për shkak të konfliktit për rajonin Nagorni-Karabah.
Separatistët e mbështetur nga Armenia e kanë marrë kontrollin e këtij rajoni në Azerbajxhan, me popullatë shumicë armene, gjatë luftës në fillim të viteve të 90-ta. Nga kjo luftë janë vrarë afro 30 mijë vetë. Përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e konfliktit kanë sjellur pak progres.
Deklarata e zëdhënëses Kocijançiç u bë pasi më 16 qershor separatistët thanë se forcat e Azerbajxhanit i kanë vrarë tre ushtarë të tyre në linjtat e frontit.
Më 19 qershor, bashkëkryesuesit e Grupit të Minskut të OSBE-së kanë ndërmjetësuar në bisedimet Azerbajxhan – Armeni, duke kërkuar që palët të “riangazhohen në negociata substanciale, me vullnet të mirë dhe gatishmëri politike”, përgatiti Koha. (b.an)