Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri gjatë 5-mujorit të parë të vitit është rritur me 9.5%, deklaron Instituti i Statistikave. Por ajo që të bie në sy në shifrat e INSTAT është se numri i të huajve që kanë deklaruar në kufi se kanë ardhur për qëllime pushimi është gati 3-fishuar.
Nga rreth 132 mijë e 700 që ishin në janar-majin e 2016-s, numri i pushuesve të huaj ka shkuar në gati 367 mijë persona në 5-mujorin e këtij viti. Paralelisht është shtuar edhe numri i vizitorëve që kanë ardhur në Shqipëri për qëllime biznesi, duke u rritur nga 20 mijë e 500, që ishin në 5 mujorin e 2016 në rreth 25 mijë në janar-majin e këtij viti.
Interesante është edhe ndryshimi i gjeografisë nga vijnë shtetasit e huaj. Për majin, Kosova mban peshën kryesore, por krahasuar me majin e një viti më parë ajo ka rënë me 17 pikë përqindje, ndërkohë që në rritjë janë vizitorët nga Italia dhe vendet e tjera, përkatësisht me rreth 11 dhe 5 pikë perqindje. Rrugët kryesore të hyrje-daljeve janë ato tokësore me 79.7% të totalit, ndjekur nga rrugët ajrore me 13.5% dhe detare me 6.8%.
ma.me