Filippo Inzaghi, ish trajneri i Milanit, është kandidat për ta marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare.
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) është në kërkim të selektorit të ri, pas dorëheqjes së italianit, Gianni De Biasit.
Sipas “Gianluca di Marzio”, FSHF është duke konsideruar mundësinë e angazhimit të Filippo Inzaghit në krye të ekipit kuqezi.
Inzaghi aktualisht është trajner i Venezias por ende nuk ka vendosur nëse do të mbetet në klub për sezonin e ardhshëm.
Ish sulmuesi i Italisë, Parmës, Atalantas, Juventusit dhe Milanit ka drejtuar edhe Rossonerët në sezonin 2014-2015. /a.m.