Kreu i LSI Petrit Vasili i ftuar ne emisionin e Sokol Balles, “Top Story”, ka sqaruar edhe deklaratat qe jane dhene ne 17 maj, kur u arrit edhe marreveshja mes Rames dhe Bashes qe beri qe opozita te hynte ne zgjedhje. I pyetur nga Balla, se a eshte e vertet qe Rama e ka marre 6 here ne telefon ate dite Vasilin dhe ky i fundit nuk ia ka hapur, Vasili nuk e mohoi.
Balla: Ka zera qe ju bejne edhe ju përgjegjës për situatën e fundit krijuar mes PS dhe LSI, mëngjesin e 17 majit, në kulm të negociatave, përflitet deri aty që ju s’ja keni ngritur 6 herë kryeministrit telefonin kur ai ju ka marrë atë ditë.
Vasili: Historia e hapjes dhe mbylljes së telefonit është jo vetëm qesharake por janë vogëlimat që Rilindja është përpjekur të funksionojë. Problemi i 17 majit ishte një moment…Vendi po shkonte drejt greminës së zgjedhjeve të njëanshme pa opozitën kërkohej një qëndrim i prere dhe i rreptë. Gjithcka ishte përgatitur që të shkonim në zgjedhje pa opozitën, ishte e qëllimshme”, tha Vasili.
Referuar deklarates se kryeministrit se prishja me LSI erdhi te reforma në drejtësi, Vasili tha:
Kur gënjeshtra kthehet në profesion del nga kontrolli, në rastin konkret bëhet fjalë për një gënjeshtar. Ne kemi pasur një qëndrim, duhet patjetër reforma, ka një të vërtetë, kryeministri kërkonte drejtesi të njënshme që do votohej pa praninë e opozitës zyrtare.
Në Top Story, Petrit Vasili la të kuptohej se LSI nuk do të hynte në koalicion qeverisës me Edi Ramën Kryeministër. I pyetur nga Sokol Balla nëse koalicioni mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim ka vdekur, Vasili iu përgjigj duke përdorur edhe sloganin e fushatës.
“Edi Rama mori një shans për të qenë Kryeministër i Shqipërisë, shans që e humbi, shpërdoroi dhe përdhosi. Ne kemi një program “Një shans për të gjithë” dhe Edi Rama e ka deklaruar këtë vetë, e ka deklaruar këtu që do të ikë nëse nuk del forcë e parë. Ne do ja japim një shans që të ikë”, tha ai.
Kreu i LSI-së tha se në këtë fushatë, forca politike që ai drejton “lufton” në dy fronte të ndara mirë me njëri-tjetrin, ndërsa i pyetur për mundësinë e një koalicioni me PD-në, Vasili tha se në këtë moment, LSI është e përqendruar në shpjegimin e programit për qytetarët.
“Ne kemi zgjedhur një aleancë për të krijuar shtetin qytetarit që paguan dhe shteti u rikthen qetësinë dhe investimet”, thotë ai.
ma.me