Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Shkozet në një fabrikë këpucësh ku ka biseduar me drejtuesit e firmës në një drekë të shtruar edhe në praninë e dhjetëra punëtoreve.
Po kështu ishin të pranishëm edhe Fidel Ylli e Vangjush Dako. Por ndërsa një nga gratë e tavolinës së tij i përmend Krujën, kryeministri rrëfen se është dhëndër në Krujë.
Gruaja: Ajo goca kësaj radhe, zgjedhje e mirë për Krujën.
Rama: Eglantina? Krutane pra!
Gruaja: Krutane mo!
Rama: Po e di që unë jam dhëndërr në Krujë?
Gruaja: E di ene atë.
Rama: Se nga e ëma Linda është krutane.
Gruaja: E njohim.
Rama: E njihni?
Gruaja: Posi jo.