Drejtuesi politik i Qarçkut Berat në një takim me banorët e rajonit nr. 1 u shpreh se pesë mandatet i nevojiten Beratit për të vazhduar reformat e nisura. Klosi theksoi se se ajo çfare u bë në 4 vjeçarin e mandatit që po mbyllet nuk pati ndasi politike por i shërbeu të gjithë qytetarëve. Klosi bëri thirrje të denoncohet cdo tentative për blerjen e votës apo presione për vendin e punës.
Vërtët që skemi bër të gjitha ato që duhet të bënim, mbase nuk kemi arritur të gjitha por ama në asnjë rast nuk mund të na akuzojnë që reformat tona nuk kanë qenë për qytetarët. Përse na duhen ne pesë mandate? Në radhë të parë për ti kthyer Beratit mandatet e vjedhura, mandate që ju vodhën padrejtësisht, na duhet për ti dhënë një kuptim të gjithë kësaj gare, na duhet për ti dhënë një fuqi Beratit, për të bërë një aleancë qytetare që fillon nga të gjitha shtresat. Prandaj ne jemi në këtë garë për ti dhënë fuqi Partisë Socialiste dhe në fund të fundit për ti dhënë fuqi Beratit. Duam shumë që ne ti tregojmë të gjithë shqiptarëve se jemi bashkë. Berati sot është në momëntin e tij më të mirë, po pse? Sepse trashëgimia kulturore që ka ky qytet është një pasuri e jashtëzakonshme e cila doli në dritë nga puna e Edi Ramës. Mos harroni se dy vite më parë nuk vije dot në Berat , do duhej të kaloje nga rruga e Rroskovecit, mos harroni se si ishte pedonalia e qytetit, mos harrojmë se si ishte pjesa e gjithë zonës muzeale dhe tani ajo morri vlerë, i keni parë turistët se sa janë shtuar, por kjo nuk mjafton.
ma.me