Në kohën kur Lulzim Basha nga veriu në jug fton të majtë dhe të djathtë për të larguar me votë Edi Ramën, ish- kreu i PD-së Sali Berisha bën të “kundërtën”.
Përmes një fotoje postuar në facebook, Berisha ironizon duke thënë se Rama duhet votuar për shkak të problemeve që i ka sjellë vendit.
Ai e quan “Edi Drama”, dhe rendit me ironi premtimet e pambajtura sipas Berishës.