Shpërthimi me eksploziv i një makine pranë lagjes ku u vra dje Fatjon Sinani, nuk ka lidhje me ekzekutimin.
Policia bëri të ditur se po e heton si rast të veçuar shpërthimin e makinës tip “Ford Focus” AA987 KP, në pronësi të E.I., 42 vjeç në lagjen, ‘Pavarësia’ të Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur në një kohë kur zona ishte e rrethuar me forca të shumta policie për shkak të një vrasje që ndodhi aty pranë.
Mësohet se makinës i ishte vënë lëndë eksplozivi në pjesën e përparme, duke i shkaktuar dëmtime të shumta.
Makina është në pronësi të shtetasit Elton Ismailaj. Ai është marrë në pyetje, por ka mohuar të ketë pasur konflikte dhe shton se nuk e ka idenë se kush mund të jetë autori që mund të ketë vendosur eksplozivin.
Ismailaj ua ka lënë në dorë Prokurorisë dhe Policisë zbardhjen e ngjarjes./Shqiptarja