Kryetari i PD Lulzim Basha ishte sot në Kukës ku zhvilloi një miting për mbyllës të fushatës në këtë qark. Ai ashpërsoi tonet ku kërcënoi me burg ata që prekin votën.
“Që këtu ju them fjalë burrash, kush guxon, ju pret burgu i pamëshirshëm. Hiqni duart nga zgjedhjet”- tha prerë Basha.
Basha u bëri thirrje kuksianëve, të votojnë PD dhe të arrijnë të marrin të 3 mandatet.
“Më 25 qershor përcilleni me zero deputet, asnjë deputet të Edi Ramës, mashtrimit të tij, mos dërgoni në Kuvend asnjë deputet, ndëshkojeni për braktisjen e çdo premtimi, diskrimimini. Niseni me zero deputetë, PD me tre deputetë”- tha Basha.
Gjatë fjalës, ai bëri paralajmërim të prerë edhe për kandidatin e PS-së Safet Gjicin. “Ndëshkoni me votë Safet Gjicin, grabitqarin që ka grabitur djersën tuaj. Për çdo akt të votës së blerjes e shitbjljerjes ju pret burgu i pamëshirshëm. Paralajmëroj se do të goditesh me forcën e hekurt të ligjit. Hiqni duart nga vota e kuksianëve, hasjanëve, tropojanëve, asgjë nuk e ndal fitoren tonë ditën e dielë“.