Vetëm pak minuta pas ekzekutimit të shtetasit Fation Sinani, në shtëpinë e vet, në lagjen “Partizani”, një tjetër ngjarje është regjistruar në qytetin e Vlorës mbrëmjen e djeshme.
Një autoveturë, tip Ford, me targë AA 987 KP, ka shpërthyer, pasi i është vendosur lëndë plasëse.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “15 Tetori”, ndërsa nga shpërthimi ka pasur vetëm dëmtime materiale të mjetit.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit të vendosjes së lëndës plasëse. /a.m.