Shkëlzen Maliqi ka propozuar që Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti ta ndajnë mandatin e kryeministrit. Njohësi i proceseve politike në vend, Shkëlzen Maliqi, ka folur për situatën e krijuar politike pas zgjedhjeve të 11 qershorit, për përpjekjet për krijimin e institucioneve të reja.
Maliqi për Epokën e Re, ka thënë se një qeveri e drejtuar nga Ramush Haradinaj vetëm me votat e pakicave do të prodhonte një qeveri të brishtë dhe jopopullore.
Ai ka thënë se janë disa variante të tjera nëse LDK’ja do ta refuzonte hyrjen e sërishme në qeveri, duke injoruar edhe ofertën e Kurtit.Por, për këto kombinime shtesë, pa LDK’në, Maliqi ka thënë se do të duhej të ndodhnin prishjet e koalicioneve parazgjedhore.
Ai ka propozuar një variant tjetër, siç e quan, më pak të besueshëm, që Haradinaj do t mund ta kërkonte krijimin e një qeverie më stabile nëse bën marrëveshje me Albin Kurtin, që mandatin e kryeministrit ta ndajnë në dy pjesë, fillimisht të jetë Kryeministër Haradinaj, pas dy vjetësh Kurti. (b.an)