Kryeministri Rama ka komentuar sërish padinë e shoqatës së gjyqtarëve ndaj vettingut. Rama deklaroi se pavarësisht se disa skuthë po tentojnë ta bllokojnë, vettingu nuk ndalët. Kryeministri se pa vëndosmërine e PS dhe ndihmën e SHBA-BE, vettingu nuk do të bëhej kurrë.
Pas pyetjeve të gazetares lidhur me akuzat se po tentohet kapja e reformës, Rama tha me sarkazëm se po, ai donte ta kapte drejtësinë.
“Po, doja ta kapja unë drejtësinë. Së bashku me SHBA-të, BE-në dhe përfaqësitë e huaja. Mirëpo, doli Saliu, Meta, Luli dhe Beni dhe më ndaluan”, tha Rama me sarkazëm.
“Ne ishim një grup i strukturuar kriminal”, tha Rama. Më pas gazetarja i thotë që të përgjigjet pa sarkazëm, pasi deklaratat e tij mund të keqinterpretohen.