Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë të fortë ku ka denoncuar dhënien e patentave pa provë. Në emisionin Tonight Ilva Tare ne Ora Neës, Rama deklaroi se të japësh patente pa provë është krim.
“Në fushatë elektorale po jepen patenta pa prove. Kjo është një çështje që duhet investiguar. Të japësh patentë pa provë është krim.”
Rama përgjigjet për padinë e LSI-së në prokurori: ” I kam mbyllur veshët sepse ndihem shumë i sekëlldisur kur shoh aleatët tanë janë lëshuar jashtë shinave”
Rama përgjigjet për apelin drejtuar policisë për mbledhjen e votave: “Kërkova ndjesë. Koka e falur nuk pritet”
Pjese nga intervista
Rama: Status i marrë që partitë janë ato që drejtojnë hipoteka, patenta. E kuptoni që në Shqipëri, në fushatë elektorale po jepen patenta pa provë. E kuptoni? Patenta pa provë.
Tare: Ju jeni i pafuqishëm të bëni dicka për këtë? Ti ndëshkoni? ti largoni?
Rama: Në cfarë forme?
Tare: Ne qofte se po jepen patenta pa provë, kjo është e paligjshme se rrezikojnë edhe jetën e qytetarëve krahas të tjerave, se nuk mund të thuhet me këtë lehtësi që thoni ju, në pozitën kur jeni kryeministër i vendit.
Rama: Nuk e them me lehtësi fare. Kjo është një cështje që duhet ta investigojnë organet ligjzbatuese, as nuk diskutohet. Dhe do të investigohet deri në fund se ti japësh patentën për të marrë vota pa provë është krim. Se i bie ti japësh tjetrin një armë në dorë dhe të shkojë të vrasë padashje, por vrasësi je ti.
Tare: Ti japësh licensë për të vrarë.
Rama: Po pra.
Tare: Kryeministri ka disa përgjegjësi në këtë rast.
Rama: Unë i kam të gjitha përgjegjësitë.
Tare: Nuk po them të gjitha, pjesën tuaj do të doja.
Rama: Unë i kam të gjitha.