Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta në studion e #DritaremeRudinën, në Vizion Plus ka folur për marrëveshjen Rama- Basha, prej të cilës u arrit dalja e opozitës nga çadra. Meta tha se pakti ishte iu çuditshëm për produktin që solli.
“Kjo situatë krize nuk duhet të kishte ndodhur, i mori vendit shumë energji.
Më çuditi produkti i atij takimi.
Kanë qenë tre orë për të bërë një marrëveshje kundër votës së lirë dhe kundër LSI. Dhe mbi të gjitha, përpjekja për ta mbajtur të trysnuar dhe imponuese situatën, sikur asgjë s’ka ndoshur.
Të gjitha ato që kanë ndodhur më pas kanë qenë skandaloze, siç ishte krijimi i një task force.
Dhe më e rënda ishte angazhimi i segmenteve të policisë, për të frikësuar qytetarët dhe për të mos reaguar ndaj sulmeve ndaj që u janë bërë simpatizantëve të LSI”, tha Meta
Ilir Meta ka komentuar Kryeministrin Rama dhe deklaratën e tij, kur i kërkoi policëve të heqin kapelën e të votojnë PS.
“Është e gjitha një platformë presioni e shtypje për të deformuar votën, por LSI nuk e ha presionin. Po të kesh një Kryeministër që na zhgënjen çdo ditë e më shumë. Që thotë të dashur policë, hiqni kapelën pas orës 4, e votoni PS-në.
Ai kërkoi ndjesë ditën tjetër. Po sa herë ka kërkuar ndjesë ai. Sa herë më ka kërkuar ndjesë mua, u bënë 20 vjet dhe në 10 vjet më kërkon mua ndjesë, e prapë e bën. Ne e kemi pasur tolerancën problem, por tani ka ardhur koha për të marrë vendime të rëndësishme.
Unë jam një politikan i përgjegjshëm ,zgjedhjet e lira nuk mund të cenohen nga askush. Ajo që unë synoj është vetëm një fushatë normale, demokratike, të mos përfshihet shteti në cilëndo palë politike, e aq më tepër policia, kjo është e turpshme.