Një 33 vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në Itali, pasi ka rënë nga një lartësi prej rreth 10 metrash.
Shqiptari Edmond Ndou sapo kishte nisur punën të hënën në mëngjes në Rrugën Nacionale Piemonte në Savona, duke hequr një çati. Ai përfundoi në gjendje të rëndë në spitalin Santa Corona, ndërsa ka gjetur vdekjen në orët e pasdites së sotme raporton ora news.
Përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar rezultuan të pasuksesshme. Shqiptari iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale intensive për të reduktuar efektet e lëndimeve të gjera në kokë. Shqiptari punonte në të “zezë”, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht ngjarjen. Trupi i të ndjerit do t’i nënshtrohet autopsisë.